Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor të lagjes "10 Korriku" në Vlorë.
Një automjet tip “Smart” me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur këmbësoren M.K., 53 vjeçe.
Sipas të dhënave, e plagosura ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme procedurale.





