Një 27-vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve është gjetur e vrarë brenda në makine, në zonën e Shën Petersburgut në Amerikë. E reja, e identifikuar si Joana Peça është ekzekutuar në sy të fëmijëve të saj.

Efektivët e policisë e gjetën të renë të pajetë me një plagë arme zjarri, ndërsa dy fëmijët e saj ishin të tmerruar pasi ndodheshin aty kur nëna e tyre ishte ekzekutuar.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë qytetarëve, ndërkohë që ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Sipas mediave, babai i 27 vjeçares është ekzekutuar në Shqipëri në vitin 1996, teksa dyshohet se ishte përfshirë në çështje të trafikut të drogës.