Forcat RENEA, kanë gjetur dy armë zjarri në apartamentin ku u mbyll për disa orë një vajzë në zonën e Astirit, në kryeqytet.

E reja me iniciale S. Q., është gjetur nga efekivët e RENEA-s në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Ata u futën në apartament me litarë nga tarraca, duke u zbritur në ballkonin e banesës ku e reja u mbyll.

Sakaq burime për News 24 bëjnë me dije se vajza dyshohet se ka qenë me persona te tjerë në apartament, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira Airbnb ngjitur me njëri-tjetrin. Dyshohet se personat e tjerë janë larguar.

Kujtojmë se më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.