16shtator 2015 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kamëz. Një djalë 16 vjeç, Artan Bushi, u rrëzua nga një ndërtesë dhe humbi jetën, kur po ndiqej nga policia. Forcat e komisariatit të Kamzës po e shoqëronin në polici, pasi nëna e kishte denoncuar për 500 lekë. Fatkeqësinë e ndodhur e bëri publik një qytetar në faqen “Jeta osh Qejf”. Sipas tij, policia dhe mediat e kanë mbajtur të fshehtë këtë ngjarje që i mori jetën 16 vjeçarit.
Ja historia tragjike sipas dëshmitarit:
"Pershendetje Jeta osh Qef!!
Une qe te shkruj jam nga Kamza dhe fatkeqsisht dje miku im vetem 16 vjec, i cili vdiq dje ne darke pasi u rrezua nga nje lartesi ne perpjekje per ti ikur policise , mendoj se ky lajm u fsheh mire nga shteti dhe mediat pa u bere publik e doja qe ta beja ketu publik tek ju…..Krimi qe kishte bere djali ne fjale ishte se i kishte vjedhur mamase se tij 500 lek te vjetra dhe ajo e kishte denoncuar , policia jone si e pa afte qe eshte gjate shoqerimit te djalit nuk arriten ta kontrrollonin.Ai u largua duke u futur ne nje ndertese ku ne perpjekeje per tu larguar fatkeqsisht u rrezua dhe vdiq…Kerkoj thjesht qe dikush ta shohi kte dhe pergjegjsit per jeten e te voglit te marrin ate qe meritojne , pasi policia duhet te na ruaje ne jo te na trajtoje si kafshe tu na marr zvarr rrugve per ne komisariat aq me pak nje 16 vjecar…"
/portali DurresLajm/