Ndërron jetë një vajzë 17-vjeçare pasi u vetëplagos me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Krujë, ku shtetësja me iniciale E. T. 17 vjeçe, është vetëplagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ndërsa rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë raportohet se fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





