Policia e Dibrës është njoftuar nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete shtetasen  S.N., 25 vjeçe,  nga fshati Katund i Ri – Dibër.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Viktima dyshohet se ishte vetvarur me  litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i saj.

Nga veprimet paraprake, të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor, dyshohet  se  vdekja është shkaktuar si pasojë e vetvarjes në litar.

Eksperti mjeko- ligjor, gjatë kqyrjes së trupit të viktimës, nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetvarja në litar.

Shkaku paraprak dyshohet që shtetasja S.N vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  kësaj ngjarje.

Kjo është vetëvrasja e dytë e regjistruar këtë të shtunë. Më herët gjatë ditës, një 55 vjeçar u hodh nga pallati ne Vlore, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Edhe në këtë rast, shkaktar dyshohet depresioni.