Policia e Shkodrës, ka vënë nën hetim një 32-vjeçare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9-vjeç, banues në Shkodër.

Momenti kur 31-vjeçarja e identifikuar me inicialet E.Z. dhunon të miturin, është publikuar përmes një videoje, në rrjetet sociale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Z., 31 vjeçe, banues në fshatin Belaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç, banues në Shkodër. Video për këtë rast është publikuar në portalin “JOQ”,-njofton policia.