Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, teksa policia njofton se një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh nga dera e kamionit në lëvizje.
Viktima është shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has. Ai ka qenë duke drejtuar mjetin tip kamion kur dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit.
Has/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





