Një 36-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ku një 22 vjeçar ka aksidentuar 36 vjeçaren me iniciale M.F, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte autori i ngjarjes, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.