Një person është lyer me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën vetes para gjykatës së Apelit

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Rilindja" në qytetin e Vlorës.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 38-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 05.12.2017 rreth orës 10:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Rilindja”, përpara Gjykatës së Apelit Vlorë, një shtetas ka lyer veten më lëndë djegëse (benzinë).

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë të cilët arritën të parandalonin në kohë që shtetasi A.C., 38 vjeç, të mos i shkaktonte vetes asnjë dëmtim.

Shtetasi po pyetet pranë ambienteve të Policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerrte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.