Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mesditën e kësaj të shtune ku një 45-vjeçar i ndarë nga bashkëshortja, i ka vënë flakën kësaj të fundit.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.