Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Një 5-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i apartamentit në rrugën “Aleksandri i Madh” në zonën e Unazës së renë Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake vogëlushja H.B. është në gjendje të rëdë shëndetësore është transportuar me urgjencë në reanimacioni e Spitalit të Traumës.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka qenë aksidentale.





