Një konflikt mes dy vëllezërve është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre.

Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi D. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij shtetasin A. H., 44 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 50-vjeçarit, pas një konflikti të çastit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se po vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.