Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 55-vjeçar është gjendur pa shenja jete brenda një kamioni.
Mësohet se ngjarja ka ndodur në fshatin Barç, ku nga informacionet paraprake dyshohet se ky shtetas mund të ketë pësuar infarkt, i cili i ka marrë jetën. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë po transportohet drejt morgut në qytetin e Korçës për ekzaminim të mëtejshëm.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.