Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur në Prishtinë. Mësohet se bëhet fjalë për një 58-vjeçar të quajtur Jahir Gashi i cili është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht disa herë, për një periudhë kohore rreth 1 vit, një vajzë 14-vjeçare.
Lidhur me rastin, ka dhënë detaje Prokuroria e Prishtinës.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për një periudhë kohore rreth 1 vit”, thuhet në deklaratën zyrtare të Prokurorisë.
Më tej, bëhet e ditur se prokurori i çështjes ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërkaq, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.