Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak.
Sipas policisë, ditën e shtunë “ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil)”.
42-vjeçarja ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut dhe gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentative, parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal” njofton policia e Durrësit.





