Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në Tiranë. Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 10-vjeçareje.

“Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital”,- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë mr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.