Një boksier 35-vjeçar është qëlluar për vdekje teksa po hynte në një palestër.

Ngjarja ndodhi pak para orës gjashtë të pasdites në rrugën Ekavis në Galatsi.

‘Dëgjova 5 të shtëna’, tha një dëshmitar okular. Boksieri u sulmua nga dy persona të panjohur që lëviznin me motoçikletë.

Mediat greke bëjnë me dije se u ekzekutua me të paktën 4 plumba dhe ndërroi jetë në vendngjarje, raporton noa.al.

Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se viktima e vrasjes gjakftohtë ka lidhje me një person të vrarë muaj më parë në Metamorfozis që është nipi i tij. Hetimet e policisë janë përqendruar në larje hesapesh.