Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Autori i krimit, Beqir Gjilaj, 83 vjeç, ka vrarë gruan e tij 45-vjeçare Lumturie Gjilaj.
Sipas informacioneve paraprake, vrasja është kryer me çifte pas një debati.
Sipas policisë së Shkodrës janë ende të paqarta rrethanat e këtij krimi, por mësohet se autori ka qenë edhe më parë i dënuar pasi ka vrarë edhe gruan e parë.





