Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati dhe kanë gjetur vdekjen. Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe motivet që i shtynë drejt aktit ekstrem.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.