Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren ku një shtetas kosovar, 45-vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me nipin e tij të mitur.

Ka qenë vetë 8-vjeçari i cili së bashku me nënën e tij kanë denoncuar rastin pranë policisë së Beratit, e cila menjëherë ka arrestuar Belul Kokallarin ditën e sotme, i cili është dhe daja i të miturit.  

Drejtoria Vendore e Policisë Berat e kishte shpallur në kërkim 45-vjeçarin Kokollari, i cili duke qënë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur sot për në Shqipëri,për të ardhur tek motra që prej vitesh ështu martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin 8-vjeç në lagjen “28-Nëntori”.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.