Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe. E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij. Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe. Pas kësaj ngjarjeje vajza ka tregruar më pas sesi 67 vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia. Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rëndruar psikologjike.
E rëndë / Dhunohet seksualisht një e mitur në Pogradec
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!
Probleme teknike me raketën/ Misioni i astronautëve të NASA-s drejt Hënës mund të shtyhet
Horoskopi ditor, e diel 22 shkurt 2026
“Jam mik me Ilir Metën”, Vrenozi tregon takimet në Presidencë: Më bën të fala nga burgu





