Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka goditur me sende të forta djalin e mitur vetëm 3 vjeç, të fqinjit për arsye që ende nuk dihen.
Sipas policisë, 3vjeçarit i është thyer krahu i majtë. “Në date 18.12.2015, ora 02:30 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit Sami Sula, 63 vjeç, lindur ne Bushtrice Kukës dhe banues ne rrugën “Jordan Misja”.
Ai ka goditur me sende të forta duke i thyer krahun e majtë fëmijës së fqinjit, i moshës 3 vjeç”. Materialet e mësipërme do dërgohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” e parashikuar nga neni 88 i K.Penal, për veprime të mëtejshme hetimore.