Dy fëmijë të moshës 8 vjeç kanë humbur jetën pasi janë mbytur në një rezervuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndroq në kryeqytet.

Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur kur kanë hyrë për t’u freskuar, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të dalin më. Bashkë me ta ka qenë edhe një moshatar, i cili ka arritur të shpëtojë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë njoftuar edhe polumbarët.