Rreth orës 19:00 të ditës së sotme janë vrarë dy persona në fshatin Jahoc të Gjakovës.
Lajmin për të vrarët e ka bërë të ditur, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjokaj.
Sipas Gjokajt, dy të vrarët janë të moshës rreth 50 vjeçare, ndërsa vrasja ka ndodhur pas një zënke.
KALLXO.com mëson se vrasjet kanë ndodhur kur një person ka shtënë drejt tjetrit dhe më pas ka qëlluar edhe veten.