Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në Elbasan.
Policia bën me dije se një fëmijë vetëm 1 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij, ku nga hetimet e para dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Fëmija ka qenë duke fjetur në krevat bashkë me prindërit, kur është rrëzuar nga krevati ku si pasojë ka pësuar kapërcim në qafë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Edhe pse familjarët i kanë ardhur në ndihmë, nuk kanë mundur që të sjellin në jetë. Ndërsa, në lidhje me këtë ngjarje policia sqaron se ka referuar materialet pranë Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.





