Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një foshnjë vetëm 4 muajshe, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë, shkruhet në njoftimin e policisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, djali i mituri me inicialet K.Z, pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.





