Një gazetar nga Nikaragua ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një plumb, ndërsa ishte duke realizuar një lidhje live në Facebook, raporton BBC.
Ángel Gahona ishte në lidhje të drejtpërdrejte, duke dhënë informacionet e fundit nga protestat antiqeveritare, kur papritur një plumb e shtrin në tokë.
Siç shihet edhe në video, disa persona bërtasin të tmerruar ndërsa mundohen që t’i japin ndihmën e parë, por për fat të keq, nuk ia kanë dalë.