Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës është gjetur i vdekur. Pranë shtëpisë së tij është gjetur edhe një armë AK – 47.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai deklaroi se ‘pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt disa metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast’.

Çështja po ndiqet nga prokuroria.