Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi një grua është vetëvarur.
Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçarja me inicialet L.L., është gjetur e pajetë nga familjarët në banesën e saj në Kombinat, në kryeqytet.
Sipas grupit hetimor dhe ekspertëve mjeko-ligjor në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, e cila sipas deklarimeve të familjareve vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





