Disa imazhe shokuese janë shpëndarë në rrjet ku shihet një nënë që dhunon tre fëmijët e saj të mitur.
Gruaja quhet Antoneta Hystuna.
Çifti nga Burreli Valmir Barmeta dhe Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, pas 12 viteve martesë.
Denoncimi është bërë në një emision televiziv nga 33-vjeçari, i cili kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës.
Burri akuzon për dhunë në familje ish-bashkëshorten duke vënë në dispozicion pamjet e rënda, ku 34-vjecarja qëllon me shkop vajzat e mitura.
Burri tregon për “Report TV”:
“U divorcuam para dy javësh, sepse ajo nuk dëshironte të rrinte më me mua. 6 vitet e para shkuam mirë, pastaj filluan sherret. Dilte kur donte bënte çfarë donte.
Nuk më pyeste më, më futi në burg se unë e rraha në shtëpi në prani të fëmijëve. Antoneta më denoncoi dhe bëra 8 muaj burg. Jam bërë pishman për atë veprim.
Ajo i keqtrajton fëmijët, që unë të nxehem dhe të shkoj ta dhunoj prapë që të më fusi në burg. Përveç fëmijëve tanë, ajo dhunon edhe nipin e saj.
Nuk ka probleme mendore, por e bën që të më provokojë. Kam dashur të ndërhyj, por kam pasur frikë se më fut në burg për një gjë të vogël që unë mund të bëja.”
Moderatorja Odeta Dume zhvilloi një komunikim live me nënën e tri vajzave Antonetën. Ajo pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua.
Odeta Dume: Ish-burri juaj është këtu dhe na ka sjellë video që ju dhunoni fëmijët. Çfarë ka ndodhur me ju ? Pse i dhunoni fëmijët tuaj?
Antoneta Hystuna: Pyet atë që iku me një grua tjetër dhe i la fëmijët rrugëve. Ajo video është montazh nuk është reale. Pyete kur është bërë video. Unë kam kaluar depresion dhe kam problemet e mia. Kam halle kam strese. Jam nënë me 3 fëmijë të braktisur. Ai më ka dhunuar mua. Ai e ka bërë këtë video që të më fusë mua brenda. Fëmijët i dhunoj se dhe unë kam hallet e mia dhe problemet e mia. Nëse ai i do unë ja jap të treja vajzat.





