Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Tresh të Lezhës, ku gruaja dyshohet të jetë djegur nga bashkëshorti i saj
Gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet ende, ka shkuar në spitalin e Lezhës me plagë të rënda në trup. Ajo pritet që të transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në repartin e djegieve.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ardhur për shkak të një konflikti mes bashkëshortëve, megjithatë rrethanat mbeten ende të paqarta.





