Fakti se përballë ka pasur një femër duket se nuk ka ndikuar aspak tek një 55-vjeçar nga Durrësi.
Mësohet se shtetasi S.B. ka goditur me grushte 49-vjeçaren Y.V., banuese në Durrës.
Kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici, por blutë e Durrësit nuk zbardhin motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Si pasojë e dhunës gruaja ka marrë lëndime të ndryshme.
Ndërkohë, 55-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.





