“Fiks Fare” solli sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar. Një 22-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 71-vjeçar. Ky i fundit kapet “mat” nga babai i vajzës duke e abuzuar seksualisht.
Gjendja shëndetësore e 22-vjeçares është e rënduar dhe për këtë ajo e ka të pamundur komunikimin, përveç lëshimit të pasthirrmave. Për këtë arsye është shumë e vështirë të kuptohet nëse kjo ishte hera e parë apo vajza është abuzuar rregullisht.
71-vjeçari po hetohet i lirë, pasi sipas prokurorisë nuk ka prova konkrete edhe pse në momentin që 71-vjeçari është kapur në flagrancë ka pranuar fajin. Abuzimin seksual me 22-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor e konfirmon edhe akti i ekspertizës mjeko-ligjore, ku thuhet se vajza paraqet deflorim të vjetër.





