I prenë këmbët dhe parakrahun e majtë për shkak të një pickimi mushkonje. Ngjarja e rëndë i ka ndodhur një gruaje gjermane 43-vjeçare, e cila në muajin mars, kur ka dalë nga shtëpia, është pickuar nga një mushkonjë.

Në fillim vendi i është fryrë, por ajo mendoi se gjithçka do kalonte. Më pas ndjeu dhimbje në gjymtyrë dhe shkoi në spital.

Pasi i bënë disa analiza mjekët e dërguan në shtëpi, por gjendja e saj u përkeqësua dhe i shoqi e dërgoi sërish në spital.

Sonja Kujas ra në gjendje kome për një javë dhe mjekët i prenë gjymtyrët që nisën t’i gangrenizoheshin.  

Sipas mjekëve, pickimi ka shkaktuar një infeksion që më vonë u shndërrua në helmim gjaku.

“Jam gjallë dhe kam mësuar të vlerësoj jetën time të re” tha gruaja në një intervistë për një media gjermane.

“Ju rekomandoj që nëse gjendeni në situata jo normale ose ndjeni simptoma që nuk i keni pasur më parë vizitohuni tek mjeku. Nuk e kisha menduar kurrë se mund të kalojë një situatë të tillë” deklaroi gruaja.