Një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur 9 km larg Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes.
Burime jo zyrtare bënë me dije se 62-vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë.
Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62-vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.