Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë. Një i ri 32 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka prerë damarët dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).”,- njofton policia.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





