Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Wuppertal, Gjermani. Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur më datë 28 prill.
Dosja.al ka mësuar nga burime ekskluzive se kanë qenë dy vëllezër nga Fieri, ata që kanë qëlluar 36-vjeçarin me origjinë nga qyteti i Durrësit. Të tre mësohet të jenë shokë dhe plagosja ka ardhur pas një konflikti për pazare droge.
Dosja.al ka sigurar ekskluzivisht momentet pasi 36-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Në video i plagosuri shihet i shtrirë në asfalt dhe i mbuluar në gjak.
Fillimisht ai lëviz pak dhe një djalë tjetër shkon t’i pastrojë gjakun me një shishe me ujë. Aktualisht 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje kome i shtruar në spital.
Në video dëgjohen gjithashtu shumë njerëz të cilët kërkojnë që të lajmërohet ambulanca dhe që i riu të dërgohet në spital.
“A është mirë ai,”- dëgjohet teksa pyet njëri dhe më pas fillon të shajë ata që e kanë vrarë. Ndërkohë që në pamjet e siguara nga Dosja.al shihet edhe një pistoletë që mendohet të jetë arma me të cilën është plagosur shqiptari. Autorët nuk janë arrestuar ende nga policia.
Njoftim i policisë në Gjermani:
Të dielën në mbrëmje (28.04.2019, ora 21:00) erdhi në Gathe në Wuppertal një njoftim për disa të shtëna kundrejt një personi i cili u plagos rëndë. 36 vjeçari u gjet i shtrirë në rrugën Gathe pranë Karlstrage.
Sipas informacioneve paraprake, një ose më shumë autorë kishin qëlluar mbi të riun, i cili në atë moment ndodhej në automjet. Ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Një armë zjarri u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua.
Vijojën hetimet, ndërkohë që i plagosuri është në kujdes intensiv në spital. Prokuroria dhe policia kanë ngritur një skuadër hetimi për të investiguar në gjetjen dhe arrestimin e autorëve. Informata të mëtejshme aktualisht nuk janë zbuluar për arsye hetimore.





