Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku një i ri është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës.

Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.