Dhuna në familje nuk ndalet, një tjetër rast është shënuar sot në qytetin e Sarandës, ku një 40-vjeçar ka kërcënuar me vdekje gruan dhe djalin e tij me granata dhe lëndë të tjera plasëse.
Fatmirësisht ka ndërhyrë uniformat blu, që kanë mundur të parandalojnë krimin e rëndë në familje.
Nga policia mësohet se shtetasi Kudret Pekmezi, banues në Qafë Gjashtë akuzohet se për motive të dobëta ka kanosur familjarët e tij.
Gjatë kontrollit në banesë, atij i janë gjetur në cilësinë e provës materiale 2 granata ofensive, 5 ndezësa granatash dhe një sasi të vogël, e dyshuar me lëndë plasëse. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.





