20 qershor 2015 – Dhimbja për familjen e Xhuliano Brahillmarit, studentit 22-vjeçar të masakruar në Belgjikë, është më e madhe sot. Trupi i pajetë i djalit të vogël të familjes mbërriti sot në vendlindje, për t’u varrosur pa kokë. Autorët e masakrës së ndodhur mes datave 7-9 qershor e kanë copëtuar trupin e të riut, duke e futur në një çantë sporti e më pas e hodhën në periferi të Brukselit.

Studenti i Drejtësisë u zhdukur prej 7 qershorit, ndërsa më 9 qershor e gjeti një grup punëtorësh. Pas 10 ditësh u bë identifikimi i tij, nga një tatuazh në krah. Brahimllari ishte dënuar më parë për një plagosje dhe shpërndarje kanabisi, të cilat janë dhe pistat e ngritura nga policia belge për të gjetur autorët.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”