Për arsye që nuk dihen ende, një 20-vjeçare në Durrës ka tentuar të vetëvritet.
Nga njoftimi zyrtar i policisë mësohet se shtetasja O.D., është vetëhelmuar me ilaçe ditën e djeshme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të resë në lagjen nr.14 të qytetit të Durrësit.
Aktualisht 20-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 e 22 të Kodit Penal.





