Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Qerret-Durrës.
“Një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar“, bën me dije policia.
Dy ambulanca janë nisur për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa burime nga blutë e qytetit bregdetar kanë konfirmuar se njëri prej këmbësorëve ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





