Policia e Durrësit raporton paraditen e kësaj të shtune, se është arrestuar shtetasi i identifikuar me inicialet R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare.

Mbi të do të rëndojnë veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”

Njoftimi i policisë:

Durrës 

U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat  penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të  mitur 13 vjeçare. 

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.