Një bashkëshort ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij në një lokal në Durrës.
Çifti ka qenë në një ambient publik, kur 41-vjeçari Rr.J. ka nisur të zihet me bashkëshorten 28-vjeçare dhe më pas e ka goditur atë.
Mësohet se shtetasja M.J. ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që efektivët e rendit po punojnë për kapjen e bashkëshortit të dhunshëm.
41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, është ndaluar nga polici e Durrësit shtetasi në kërkim E.M vjeç 39, banues në qytetin bregdetar.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për ushtrim dhune në familje, vepër kjo e parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.





