Pas ngjarjes tragjike të mëngjesit të sotëm, ku një çift i moshuar nga Berati u hodhën nga kati i 8-të i pallatit ku jetonin duke gjetur vdekjen e menjëhershme, një tjetër ngjarje e rëndë regjistrohet në rrethinat e Durrësit.
Një 86-vjeçar nga Manza ka tentuar të vetëvaret në kushtet e depresionit. Sipas policisë, shtetasi R.S., fatmirësisht, ka dështuar në tentativën e tij dhe tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
"Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.", njofton policia e Durrësit.





