Sherri midis dy vëllezërve nga Durrësi, për pak ka përfunduar në tragjedi.

Në orët e para të mëngjesit, në 03:40, në familjen Veteriku në lagjen nr. 8 ka shpërthyer një konflikt çasti midis dy vëllezërve, Arianit 33 vjeç, dhe vëllait më të madh, 39-vjeçarit E.V.

Policia thekson se në momentin e konfliktit, edhe autori edhe i dëmtuari kanë qenë në gjendje të dehur. Si pasojë, 33-vjeçari ka rrëmbyer një thikë dhe me të ka ka tentuar të vrasë vëllanë e madh.

Sipas policisë, konflikti mes tyre ka qenë për motive të dobëta. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Me të marrë njoftimin, menjëherë u ngrit grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore, ka këqyrur vendin e ngjarjes, si dhe ka sekuestruar provat materiale dhe ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Për këtë krim, Arian Veteriku do të përballet me drejtësinë nën akuzën e “Vrasjes për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë.