Tre vëllezër janë arrestuar nga policia në rajonin e Gjakovës, në Kosovë, pasi kanë rrahur dhe më pas lidhur me litar babain e tyre

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar për Express se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobidol të Rahovecit.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Xhurkaj.

Xhurkaj tha se viktima ka pranuar ndihmë mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

“Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore.

Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë”, ka bërë të ditur Xhurkaj