Në orën 05:30 të mëngjesit një pacient 59-vjeçar shqiptar në pavionin e kardiologjisë, i cili ishte operuar një javë më parë, ka shtypur butonin për të kërkuar ndihmë nga infermierja. Pak më pas infermierja e turnit hyn në dhomën me 4 pacientë, 59-vjeçari e pret pas derës dhe e sulmon me thikë, e hedh në shesh dhe e qëllon me duar.
Menjëherë pas thirrjeve për ndihmë, heq me forcë serumet dhe vrapon nëpër korridor. Ai u ngjit në katin e katërt nga shkallët e sigurisë dhe u hodh në hapësirën e brendshme të spitalit. Shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ndërsa infermierja e plagosur rëndë është një 32-vjeçare, nënë me dy fëmijë, e cila po kurohet jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rëndë me plagë në kokë, kraharor e të tjera më të lehta në duar e këmbë.
Priten detaje të reja për ngjarjen e pazakontë, teksa raportohet se për 48 orë shqiptari do të merrte fletëdaljen dhe nuk kishte asnjë të dhënë për probleme psikike.





