Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi mbrëmjen e 26 gushtit, ku një 36-vjeçar nga Shqipëria, pasi ka ardhur nga puna në gjendje të dehur, ka nisur të shajë dhe kërcënojë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Siç bën me dije Protothema, më pas i akuzuari ka vazhduar të dhunojë gruan e tij para fëmijëve të tyre me shprehje të turpshme, më pas ka shkuar drejt vajzës së tij dhe e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të kokës.
Në dëshminë e saj, bashkëshortja ka rrëfyer se një natën para se të ndodhte kjo skenë dhune, 36-vjeçari e kishte dhunuar dhe përdhunuar.
Shqiptari tashmë është arrestuar, ndërsa ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.